X

“Zëri ynë nuk po dëgjohet”, naftëtaret: Do të rrimë në grevë deri në vdekje


Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit kanë hyrë në ditën e trembëdhjetë të grevës së urisë.

Ato thonë se nuk do të dalin nga greva e urisë pa marrë trembëdhjetë pagat e prapambetura të cilat shprehen se i kanë fituar me gjyq.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit të dëgjojë zërin e tyre përndryshe do të qëndrojnë atyre deri në vdekje.

Gratë naftëtare i kërkojnë deputeteve të parlamentit që të shikojnë se në çfarë gjendje janë ato.

“Zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori.

Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve.

Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, shprehen gratë naftwtare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Greva e naftëtarëve, Kryemadhi: Vetëm me të ardhurat nga nafta, shteti jo vetëm u siguron pagat, por edhe vazhdimësinë e uzinës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë konferencës për shtyp ka folur për grevën e grave në Ballsh të cilat po...

Close