X

Vrasja e Flamur Ducit në Korçë, lirohet pas dhjetë muajsh i arrestuari si autor, ja çfarë nxori analiza e ADN-së


Pas dhjetë mujash hetime, Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18- vjecarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45 vjeçarit Flamur Duci nga fshati Mborje.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje, pasi nga analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18- vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Nëna e djalit tha përpara kamerave se djali i saj u mbajt për tetë muaj në qeli pa asnjë provë, ndërsa kërkon drejtësi.

Valbona Hoti u shpreh për “News 24 “se djali i saj është i pafajshëm.

“Jam e ëma e Devis Hotit. Djali doli i pafajshëm. Nuk kishte bërë gjë. Të gjendet autori. Djali bëri kot tetë muaj burg. Pse? Pse? Duam drejtësi.

Pse i bëri djali 18 vjeç. Nuk e kishte bërë fëmija. Doli ekspertiza, ADN-ja. Është me detyrim paraqitje. Pse e ka lënë detyrim paraqitje? Ekspertiza doli. Dua të drejtën time”– tha nëna e Devis Hotit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06 e 30 në 19 Dhjetor të vitit 2019, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci i cili u vra para lokalit të tij, në atë kohë sipas policisë, viktima u godit me thikë në krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kryemadhi: Në PS flitet më shumë për Monikën e LSI se për Ramën dhe ministrat e tij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se pas 25 prillit kjo parti rrezikon që...

Close