X

Ulet avioni në Rinas, mbërrijë katër fëmijët dhe gruaja të nxjerrë nga kampi “Al Hol”


Avioni me katër fëmijë dhe një grua të riatdhesuar sapo është ulur në pistën e Rinasit. Mes tyre është edhe Endri Dumani, të cilët u nxorën nga kampi famëkeq në Siri, “Al Hol”.

Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha së bashku me djalin e familjes Dumani, Endri Dumani janë shqiptarët që u nxorën nga kampi famëkeq “Al Hol”.

Nga i njëjti kamp u riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë.

Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme. Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjosha: Vendosmëri për t’i dhënë fund këtij regjimi që ka pushtuar vendin

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon fushatën e saj të takimeve në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të...

Close