X

Paloka: Rama harxhon miliona për t’i dhënë intervistë Met Veliut


Nënkryetari demokrat, Edi Paloka, ironizoi udhëtimin e kryeministrit Edi Rama drejt Libanit vetëm për të pozuar nga një hotel luksoz me fëmijët e shpëtuar nga Gjysmëhëna e Kuqe në Siri.

Sipas Palokës, Rama shpenzon miliona për propagandë, ndërkohë që Shqipërinë e ka kthyer në ferr.

“Shkon deri ne Liban, harxhon miliona me charter, super-eskorta e hotele luksoze (po nga paratë tona) për t’i dhënë intervistë Muhamet Veliut që e kishte me vete në charter e për t’u mburrur se ishte ai “superheroi” që shpëtoi tre fëmijë nga “kampi i ferrit” ndërkohë që ka kthyer Shqipërinë në një kamp ferri për shumicën e shqiptarëve…!” shkruan Paloka.

Pesë persona u shpëtuan nga kampi i Al Holit, ndërkohë që mbi 80 shqiptarë gjenden në këtë kamp.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vrasja e Flamur Ducit në Korçë, lirohet pas dhjetë muajsh i arrestuari si autor, ja çfarë nxori analiza e ADN-së

Pas dhjetë mujash hetime, Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18- vjecarin Devis Hoti i cili u arrestua si...

Close