X

Një fitore e fundit e Trump? E nominuara prej tij, konfirmohet në Gjykatën Supreme të SHBA-së


SHBA – Senati amerikan, ka konfirmuar gjykatësen Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme, të nominuar nga Presidentit Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Kjo mund të quhet një fitore e fundit dhe e rëndësishme e Trump gjatë mandatit të tij, dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që sondazhet e nxjerrin atë humbës ndaj rivalit demokrat, Joe Biden.

Republikanët votuan 52-48, në favor të Amy Coney Barret duke mundur opozitën e unifikuar të demokratëve.

Gjykata supreme tashmë do të dominohet nga konservatorët dhe do të ketë një përbërje 6-3 në favor të tyre.

Demokratët e kanë kundërshtuar nominimin e Amy Coney Barret dhe kandidati për president, Joe Biden, bëri disa herë thirrje që nominimi për vendin vakant të krijuar pas vdekjes së Ruth Bader Ginsburg në Gjykatën Supreme, të bëhej nga fituesi i zgjedhjeve. Një gjë e tillë u refuzua kategorikisht nga Trump, me argumentin se ai i ka fituar zgjedhejt dhe mandati i tij është deri në ditën e fundit, përfshirë edhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale.

Menjëherë pas konfirmimit të Amy Coney Barret, reagoi kandidatja për zëvendëspresidente nga rradhët e demokratëve, Kamala Harris, e cila u shpreh se procesi ishte ilegjitim.

Sot Republikanët mohuan vullnetin e qytetarëve amerikanë, duke konfirmuar një gjykatëse të Gjykatës Supreme, nëpërmjet një procesi ilegjitim – e gjithë kjo për përpjekjet e tyre për të shkatërruar “Afordable Care Act” (ligji për kujdesin shëndetësor të përballueshëm) dhe heqjen e kujdesit shëndetësor për miliona amerikanë që kanë sëmundje ekzistuese. Ne nuk do ta harrojmë këtë!“, shkruan Harris në rrjetet sociale.

Edhe ish kandidatja për presidente, Hillary Clinton, ka reaguar menjëherë pas konfirmimit të Amy Coney Barret.

Republikanët në Senat, sapo miratuan një gjykatëse në Gjykatën Supreme, e cila do të ndihmojë në heqjen e shërbimit shëndetësor për amerikanët, në mes të një pandemie. Për ta, kjo është një fitore. Votojini kundër! “, shkruan Clinton.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
Çudit të gjithë Myslim Murrizi: Kam dashur të vras Rexhep Meidanin

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të pazakontë mbrëmjen e së hënës duke thënë se ka dashur të vrasë...

Close