X

Meta: Kuvendi të presë Komisionin e Venecias para votimit të Kodit Zgjedhor


Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë kërkesën zyrtare Kuvendit që të marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias para votimit të Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta thotë se duhet pritur mendimi i Venecias për shkak se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë hartuar në mënyrë të njëanshme.

“Në vijim të shkresës sonë me anë të së cilës ju kemi përcjellë dekretin e presidencës për kthimin për shqyrtim të ligjit për disa shtesa në Kodin Zgjedhor ju përcjellim zyrtarisht për njohje e dijeni kërkesën e presidentit të Republikës drejtuar Komisionit Europian për Demokraci (Komisionit të Venecias) për marrjen e një opinioni urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Gjejmë rastin të përsërisim edhe njëherë thirrjen e presidentit të Republikës se tashmë pas kthimit në Kuvend duhet ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë nismë nën dritën e arsyetimit dhe të rekomandimeve të Venecias”, thuhet ndër të tjera në shkresë.

Meta ktheu në Kuvend Kodin Zgjedhor për shkak se u miratuan pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare. Komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka deklaruar se do të ishte maturi që para rivotimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor të pritet “Venecia”.

Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do mbajë maxhoranca. Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi sot se nuk mund të presim pasi duhet përshpejtuar procesi për t’i prirë zgjedhjeve të 25 prillit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Arrestohen katër persona në Shkodër, ja për çfarë akuzohen

Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë në pranga ka rënë...

Close