X

Mbyllje e dytë për Shqipërinë? Basha: Rrezikojmë kolaps të ekonomisë dhe shëndetësisë


Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë, Shqipëria rrezikon më shumë sesa mbyllja, atë të kolapsit të ekonomisë dhe shëndetësisë.

Sipas Bashës, paratë nuk kanë shkuar për shqiptarët, por për oligarkët.

“Shqipëria rrezikon shumë më shumë sesa ajo që thatë ju.

Shqipëria rrezikon një kolaps të paprecedente të ekonomisë dhe shëndetësisë. Gjashtë muaj pas sakrificës së shqiptarëve ekonomia është në kolaps. Paratë e shqiptareve në kohë krizë nuk kanë shkuar për të ndihmuar shqiptarët. Shqipëria ka shpenzimet më të larta për oligarkët dhe koncesionet”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha tha se Rama po sillet si armik i popullit. Ndërsa për të dalë nga kjo situatë duhet të zbatohet plani i PD.

“Detyra ime në kushtet kur sot si opozitë kemi vetëm fjalën është jo vetëm të tregojmë se çfarë ka ndodhur, por të tregojmë edhe rrugën e daljes.

Rruga e daljes është plani i opozitës. Nëse gjendja po shkon drejt kolapsit është sepse Rama po sillet si armik i popullit”, u shpreh Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Basha: Koronavirusi është i dyti, armiku nr.1 i shqiptarëve është Edi Rama

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e konsideroi sot kryeministrin Edi Rama, armikun numër një të shqiptarëve. Gjatë një deklarate për...

Close