X

Kodi Zgjedhor/ Varhelyi insiston: Prisni opinionin e ‘Venecias’ para se të rivotoni!


Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi sërish për çështjen e Kodit Zgjedhor. Ai tha se është i kënaqur që kryeministri Edi Rama e mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias.

Varhelyi bën thirrje që mazhoranca të presë përpara se të bëjë rivotimin në Kuvend.

“Jam i kënaqur që kryeministri Edi Rama mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do ishte e matur nëse do të presim që opinioni të dorëzohet para rivotimit në Kuvend.

Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan ai.

Megjithatë, kryeministri Rama u shpreh ditën e djeshme se Kuvendi do t’i miratojë sërish ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim.

Kujtojmë se Presidenti Meta, me kërkesë të kreut të opozitës, Basha, i ka kërkuar Komisionit të Venecias opinion, lidhur me ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Koronavirusi i merr jetën priftit nga Pogradeci

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare At Todi Jovani, i cili prej ditësh luftonte me virusin vdekjeprurës COVID-19. At Todi...

Close