X

Infektohen me koronavirus gjashtë edukatore, mbyllet kopshti në Peqin


Nga sot një nga kopshtet publike me numrin më të madh ndër 26 kopshtet e bashkisë së Peqinit do të qëndrojë i mbyllur pasi deri tani të paktën gjashtë edukatore kanë rezultuar me COVID-19.

“News 24” raporton se bëhet fjalë për kopshtin “Sami Frashëri” të qytetit të Peqinit i cili frekuentohet nga rreth 100 fëmijë.

Kjo situatë ka alarmuar autoritetet përgjegjëse të cilat menjëherë kanë marrë të gjitha masat e parashikuara për përballimin e gjendjes aktuale. Rasti i parë me COVID-19 pozitivë në radhët e personelit që shërben në këtë kopsht është shfaqur që gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë që sot bëhet me dije se edhe disa pjesëtarë të tjerë të personelit dyshohet se janë prekur nga COVID 19 pozitiv, ndërsa për gjashtë të tjerë rezultati u konfirmua zyrtarisht.

Kjo situatë kaq e rënduar ka bërë që i gjithë personeli që shërben në kopshtin “Sami Frashëri” të Peqinit të vetëkarantinohet, ndërsa janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të këtij kopshti.

Gjithashtu për shkak të situatës së krijuar po u bëhet testi të gjithë prindërve të fëmijëve që frekuentojnë këtë kopsht publik. Gjatë të martës në qarkun e Elbasanit sipas burimeve zyrtare ka pasur rritje në shifra shqetësuese të rasteve të prekur nga COVID-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Paloka: Rama harxhon miliona për t’i dhënë intervistë Met Veliut

Nënkryetari demokrat, Edi Paloka, ironizoi udhëtimin e kryeministrit Edi Rama drejt Libanit vetëm për të pozuar nga një hotel luksoz...

Close