X

Gjosha: Vendosmëri për t’i dhënë fund këtij regjimi që ka pushtuar vendin


Lëvizja Socialiste për Integrim vijon fushatën e saj të takimeve në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha duke marrë shkas nga një takim që ajo zhvilloi me gratë dhe vajzat e njësisë nr. 7 në Tiranë, shprehet se gratë janë një forcë e pashtershme jo vetëm për LSI-në, por për gjithë vendin.

Gjosha thekson se mes tyre ndjen vendosmërinë për t’i dhënë fund këtij regjimi që ka pushtuar vendin.

“Me gratë dhe vajzat e njësisë nr. 7 në Tiranë. Një forcë e pashtershme për LSI dhe vendin. Mes tyre ndjej vendosmërinë për t’i dhënë fund këtij regjimi që ka pushtuar vendin. Bashkë jemi shumë, bashkë do bëjmë ndryshimin!”, shprehet ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha teksa publikon dhe pamje nga takimi i mbajtur në Njësinë 7 në kryeqytet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Tedi Blushi: Drejtësia të nisë hetimet ose të marrë të pandehur Kryedoçin e Malavitës dhe të “Rilindjes”

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i ka bërë apel organeve të drejtësisë të vënë para përgjegjësisë penale, gazetarin  Adriatik Doçi,...

Close