X

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën specialistes së Autoritetit Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Zoraqi

Covid-19 i ka shkaktuar vdekjen, specialistes së promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Zoraqi.  Ajo ndërroi jetë një ditë më parë, në moshën 61 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastirliu.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kodi Zgjedhor/ Zëdhënësja e KE-së: Palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias!

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez është shprehur se beson se Komisioni i Venecias do t’i japë palëve politike në Shqipëri...

Close