X

Basha: SPAK të veprojë, mafia e plehrave ka nisur presionet, po kërcënohet Stela Gugallja


Kreu i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme për mediat është shprehur se mafia e plehrave, ka nisur presionet.

Basha i ka bërë thirrje SPAK që të veprojë shpejt, pasi njëra nga administratoret e incineratorëve është nën presion nga mafia e plehrave.

‘Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit.

Pavarësisht se i mbeten edhe disa muaj, kjo neglizhencë është krim ndaj qytetarëve.
Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve.

Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia.
Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja.

Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK.

Veprimi me urgjencë nga SPAK është parandalim i vjedhjes së mëtejshme të parave të shqiptarëve’, deklaroi Lulzim Basha gjatë konferencës për mediat.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Meta: Kuvendi të presë Komisionin e Venecias para votimit të Kodit Zgjedhor

Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë kërkesën zyrtare Kuvendit që të marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias para...

Close