X

Babai i Alvin Berishës: Presim operacionin në këmbë, duhet ndërhyrje plastike që të mos shohë plagët. Kur i përmend luftën ose nënën mbyllet


Është rikthyer sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 historia e Alvin Berishës, djalit shqiptar që përloti të madh e të vogël me dramën e tij, pasi nëna e mori nga Italia ku jetonte me dy motrat dhe e çoi në Siri për t’iu bashkuar militantëve të ISIS ku dhe u martua.

Afrim Berisha, babai i Alvinit ka treguar për gjendjen shëndetësore të të birit dhe atë psikologjike.

Ai tha se e vetmja ndërhyrje që pritet është ajo në këmbë për rikthimin e plotë të funksionit të gjymtyrës por edhe një operacion plastik për të zhdukur plagë, që i hapin plagë të tjera djalit 12-vjeçar.

“Pa u bërë ndërhyrja nuk ka përmirësim. Tani është shtyrë për shkak të COVID. Kam folur me një spital në Bolonja që është enkas më ndërhyrje të tilla për muskujt. Kam folur që t’i bëhet dhe një ndërhyrje plastike që të mos i shohë plagët.

Kështu është shumë i rregullt, e ka kaluar. Por sa ti përmendësh luftën, plagët, nënën mbyllet menjëherë. Kujton vuajtjet që ka kaluar atje. Kur sheh ndonjë film thotë kështu na i bënin dhe ne. Përgatisnim armë, iu kanë mësuar armët komplet.

Vazhdimisht ka pasur të gjithë trajtimin. Na mungon vetëm spitali. Ka vijuar shkollën. Psikologia është shumë e kënaqur dhe mësuesit thonë që është i përgatitur por tani është vetëm puna e operacionit.

Operacioni do kryhet por vetëm operacioni plastik kushton dhe tani do presim”, tregoi ai.

Afrim Berisha rrëfeu dhe një pjesë të vuajtjeve të tij për të gjetur të birin. Ai tha se ka qenë 7 herë në Siri por se sa herë shkonte ish-bashkëshortja ia largonte djalin.

“Për jetën në Siri ai thotë që vitin e parë kemi qenë mirë. Unë kam qenë 7 herë në Siri e kam gjetur banesën ku ishte Alvini por nuk e gjeja Alvinin atje sepse e largonte e ëma e Alvinit. Alvini më ka thënë që ‘unë e kam ditur që ti ishe atje por mami më merrte e çonte në një shtëpi tjetër’.

Ishte gabimi im sepse unë e lajmëroja të atin e ish-bashkëshortes dhe ai ka lajmëruar vajzën e vet që mos ta merrja.

Unë e dija shumë mirë që ishte gjallë. Kam ndenjur me muaj, më kanë kapur, më kanë torturuar për tre muaj dhe ishin shqiptarë, flisnin shqip. Unë kam kaluar për pesë vite, nuk e di, nuk kam ngrënë bukë tamam. Pesë vite nuk kam ndaluar. Vuajtjet dihen.

Kam ndenjur atje, më kanë kapur të ISIS por vazhdimisht me shokë jam larguar”, deklaroi ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Rama refuzon “prerë” Varhelyin: Nuk presim asnjë sekondë “Venecian”, Kodi Zgjedhor do të miratohet!

Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar prerë këshillën e Komisionerit për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, që Kuvendi të presë opinionin...

Close