X

Akuzohet se dhunoi ish-partnerin, arrestohet 35 vjeçarja vlonjate


Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se një ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partnerit të saj.

Sipas policisë 35 vjeçarja e ka përndjekur atë si dhe i ka thyer telefonin. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Infektohen me koronavirus gjashtë edukatore, mbyllet kopshti në Peqin

Nga sot një nga kopshtet publike me numrin më të madh ndër 26 kopshtet e bashkisë së Peqinit do të...

Close