X

Zv/Presidenti i PPE: Rama të presë Venecian

Andrey Kovatchev, Zëvendëspresident i Partive Popullore Europiane në PE, i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama që të presë vendimin e Komisionit të Venecias, para së të votojë dekretin e kreut të shtetit për ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.

Në një reagim në Twitter, Andrey Kovatchev thotë se është dakord me qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në çdo rast, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë”,- shkruan Andrey Kovatchev.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Eurodeputeti: Rama duhet të presë “Venecian” për Kodin Zgjedhor

Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, David Lega, bën thirrje që kryeministri Edi Rama të konsiderojë opinionin e Komisionit të...

Close