X

VIDEO/ Klaudia Pepa merr surprizën e veçantë për ditëlindje


Klaudia Pepa është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Balerina, e cila prej vitesh tashmë po zhvillon karrierën në Itali feston ditëlindjen dhe në këtë ditë speciale ka marrë një surprizë shumë të bukur, një dhomë të zbukuruar plot tollumbace në ngjyrë rozë e të bardhë.

Këtë detaj të bukur, Klaudia e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

“Jam shumë e emocionuar” ka shkruar Klaudia krahas videos. Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja merr surpriza romantike, por nuk dihet ende se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën.

Në fakt, Klaudia është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës private që pas ndarjes nga balerini Albi Nako.

Ndërkohë, kujtojmë që tashmë Klaudia ka hedhur hapat e parë dhe si aktore.

Pak kohë më parë, ajo njoftoi pjesëmarrjen në filmin italian që mban titullin “Reverse”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Rita ora riposton fotot me bikini nga pushimet në Greqi

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është shumë aktive në rrjete sociale. Verën që lamë pas, këngëtarja i kaloi pushimet...

Close