X

Ulërimat e gruas alarmuan lagjen, si u ekzekutua 50 vjeçari në Fier


50-vjeçari nga Fieri Ahmet Toska u vra me armë zjarri në kokë pranë banesës së tij dhe dëshmitare për këtë krim ka qenë vetë gruaja e tij.

Panorama raporton se gruaja e ka parë të gjithë skemën e vrasjes.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen.

Mësohet se Ahmet Toska ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si çdo ditë, ndërkohë që personi ende i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër në kokë.

Policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ekzekutohet me armë zjarri 50 vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier, ku një 50 vjeçar është ekzekutuar me...

Close