X

Arrestohet 31 vjeçari, kaloi me semafor të kuq e u përpoq të korruptonte policin


Një 31-vjeçar nga Tiranë është arrestuar për shkak se ka shkelur rregullat e qarkullimit e më pas është përpjekur të korruptojë policin që e ka ndaluar.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i mjetit me iniciale G. T. ka kaluar me semafor të kuq dhe ka vazhdua të ecë deri sa është ndaluar nga agjenti verifikues i policisë.

Pas ndalimit drejtuesi i automjetit i ka ofruar policit një kartëmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në këto kushte është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dyshohet se kanosi 26 vjeçarin më pas qëlloi me armë në ajër, zbardhet ngjarja e mbrëmshme në Vlorë

Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në Vlorë, ku u raportua për të shtëna më armë. Uniformat blu njoftojnë se...

Close