X

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta: I kërkuam Komisionit të Venecias një opinion urgjent


Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp deklaroi se Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Kreu i shtetit u shpreh se i janë drejtuar “Venecias” me 12 pyetje , ndërsa kërkojnë një opinion urgjent për ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor, të cilat Meta i cilëson të njëanshme.

“Besoj se jeni njohur të gjithë me dekretin për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Mendoj se është momenti i duhur për t’ju bërë të ditur juve dhe opinionit edhe kërkesën e presidentit për një opinion urgjent për ndryshimet e njëanshme drejtuar komisionit të Venecias. Me qëllim që të sigurohen standardet minimale të zgjedhjeve veçanërisht sistemi i kontrollit është jofunksional iu drejtua Komisionit të Venecia me një kërkesë”, tha Meta.

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më herët vetëm me votat e maxhorancës si edhe të disa deputetëve nga opozita parlamentare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Sinoptikanët: Ja si do të mbyllet muaji Tetor

Rrezeve të diellit dhe motit të kthjellët do t’i gëzohemi edhe këtë javë, tha sinoptikania Adiola Bani për “News 24”....

Close