X

Ndahet nga jeta nënkryetari i parlamentit gjerman, mister shkaqet


Thomas Oppermann, nënkryetar i parlamentit gjerman dhe anëtar i SPD ka vdekur në moshën 66 vjeçare.

Oppermann, Politikani kryesor Social Demokrat (SPD) dhe nënkryetari i Bundestag ra pa ndjenja të dielën në mbrëmje papritur ndërsa do të intervistohej për ZDF.

Oppermann u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Sipas mediave gjermane nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e nënkryetarit.

Ai kishte njoftuar në fund të gushtit se nuk do të garonte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas 30 vitesh në krye të Social Demokratëve.

Gjithashtu ka qenë udhëheqës i grupit parlamentar nga 2013 në 2017. Para katër ditësh, Oppermann kishte qenë në Romë për të takuar disa politikanë italianë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Dorëzimi i çështjes së Detit në Hagë, Bamir Topi: Vendim personal dhe i gabuar i Ramës

Dorëzimi i çështjes së Detit në Gjykatën e Hagës, vendim personal dhe i gabuar i Ramës, i cili e mbajti...

Close