X

Momenti kur Donald Trump krenohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në New Hampshire, ka folur sërish në lidhje me marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump në fjalën e tij ka theksuar se për arritjen e kësaj marrëveshje dy vendet i kanë dhënë atij çmimin Nobel, siç ia kanë dhënë edhe për gjëra tjera, e po ashtu për atë që ka bërë në Siri.

Menjëherë pas lapsusit Trump korrigjoi gabimin duke thënë se me “çmimin Nobel” nënkupton nominimin për Nobel.

Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Greva e naftëtarëve, reagon Meta: Të gjendet sa më parë një zgjidhje!

Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë dhe grevistëve naftëtarë në Ballsh për të dialoguar për zgjidhjen e çështjes së...

Close