X

Komisioneri i Zgjerimit “zmbraps” Ramën: Prisni “Venecian” për Kodin Zgjedhor!


Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, duket se ka zmbrapsur Edi Ramën, në lidhje me miratimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor.

Me një status në Twitter, Varhelyi shkruan se Rama dhe mazhoranca e tij duhet të presin Komisionin e Venecias, të cilit Presidenti Meta i ka kërkuar zyrtarisht opinion, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Kam besim se Komisioni i Venecias do t’i këshillojë së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë. Pres me padurim zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit në Twitter.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Tryezë për Kodin Zgjedhor? Meta: Të gjithë kanë për detyrë të respektojnë 5 qershorin

Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e kreut të qeverisë se ai nuk mund ta bllokojë...

Close