X

Barack Obama boton kujtimet e tija nga jeta në Shtëpinë e Bardhë

Vëllimi i parë i kujtimeve të Barack Obama-s në lidhje me tetë vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë shumë shpejt do të jenë pjesë e librarive, njoftoi sot e e përjavshmja “New Yorker”

Me titull “Toka e premtuar “, libri do të dalë më 17 nëntor.

“Obama e shkroi atë personalisht, me dorë, në letra të verdha shënimesh”,
specifikoi drejtori i “New Yorker”, David Remnick.

Kujtimet do të dalin në dy vëllime.

“Obama vendosi që do të ishte më mirë që kujtimet të ndaheshin në dy grupe “,
tha Remnick.

“Toka e premtuar” mbyllet me lindjen e lëvizjes “birtherismo”, Donald Trump-in dhe vrasja e Osama bin Laden-it.

Për daljen në shitje të vëllimit të dytë nuk është vendosur ende një datë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Prezantuesi i njohur italian: Jam infektuar me COVID-19

“Dëshiroja që t’jua thosha vetë. Jam infektuar me Covid-19, ndodhem i izoluar në shtëpi, nën vëzhgimin e mjekëve. Faleminderit të...

Close