X

22 kilogram kanabis dhe municion luftarak, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë


Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, të cilit iu sekuestruan 22 kilogram kanabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit “Vllahina” u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kropisht, Vlorë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vllahina”.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Inceneratori i Tiranës, PD: Shqiptarët do të paguajnë shtesë 104 milionë euro

Jorida Tabaku nga selia e PD-së ka denoncuar sot, mbështetur në një raport konfidencial të KLSH-së, vjedhjen nga qeveria me...

Close