X

Shqipëria e fundit në Europë, Meta: Të rriten urgjentisht testimet për koronavirusin


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vënë alarmin për numrin e testimeve për COVID-19, duke iu referuar një raporti të “ëorldometer”.

Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë dhe thotë se rritja e testimeve ka qenë kërkesë e OBSH. Sipas tij, kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë.

POSTIMI:

Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Stuhia do të godasë Filipinet, evakuohen 1800 persona

Stuhia tropikale Molave pritet që të godasë dy rajone në pjesën jugore të ishullit kryesor të Luzon në Filipine. Mediat...

Close