X

Shënojnë dy vëllezërit Insigne, por feston vetëm Lorenzo i Napolit

Derbin e vëllezërve Insigne e fiton sulmuesi i Napolit. Shënuan të dy, Roberto i Beneventos dhe Lorenzo i napolitanëve, por festa në fund ishte për skuadrën e Gattusos, që triumfoi 1-2 me përmbysje në stadiumin “Ciro Vigorito”.

Në minutën e 30-të, Lapadula bëri më të mirën në fundore, duke kthyer drejt qendrës një top që u duk se përfundoi jashtë vijës, me Roberto Insignen që nuk gaboi në një distance farë të afërt, por prirët me portën. Në fillim të pjesës së dytë shënoi sërish Insigne, por ai i Napolit, goli i të cilit u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithsesi Lorenzo Insigne e ktheu baraspeshën në rezultat në minutën e 60-të i shërbyer nga Politano.

Pak minuta më vonë Napoli realizoi golin e fitores me Petagnan, të cilin e asistoi i njëjti futbollist që shërbeu për Insingen, Politano. Për Napolin e Gattusos kjo ishte fitorja e katër në 5 ndeshje, që e katapulton në vendin e dytë me 11 pikë (një pikë i është hequr nga klasifikimi pasi nuk u paraqit për takimin ndaj Juventusit).

4 gola por pa fitues në sfidën e “Tardinit” mes Parmës dhe Spezias, me vendasit që shënuan të parët dy herë me Chabot dhe Agudelon, por emilianët shmangën humbjen me finalizimet e Gagliolos dhe Kuckas, me këtë të fundit që shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e dytë shtesë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
VIDEO/ Gaethje reziston vetëm një raund, bisha Khabib triumfon dhe e mbyll karrierën

Khabib nuk pyet për asnjë në peshën e tij në MMA, teksa ka mposhtur që në raundin e dytë Justin...

Close