X

Profesor Sazan Guri dhe Bashkimi Europian, totalisht kundër ndryshimit të orës 


Në mes të kësaj pandemie, që sa vjen dhe po shtrihet në çdo qelizë dhe thërmijë të botës ku jetojmë, pra paralel me këtë ofensivë, erdhi dita dhe u shpallën edhe dy kundërshtarët më të mëdhenj dhe më të ashpër, të ndryshimit të orës.

I pari është profesor Sazan Guri, kryetari i Akademisë Alternative të Shkencave, në opozitë me Akademinë e Shkencave të Skënder Gjinushit dhe zëri i dytë, si gjithmonë i paunifikuar plotësisht, vetë Bashkimi Europian.

Për profesor Sazan Gurin, ora nuk duhet të ndryshohet, sepse prishet ritmi biologjik, nënvizon ai.

-Unë besoj, – deklaron profesori – besoj shumë në ligjet e natyrës! Besoj shumë tek ligjet e botës së gjallë, tek bota e kafshëve. Jeta është 24 orë, por njeriu në të tërën, jetën biologjike, është disa sekonda, – theksoi profesori, gjatë një përçartje, në emisionin absolutisht të përçartur të Rudina Magjistarit.

Më tej, në emisionin Rudina, të Magjistarit, profesori foli gjithashtu për historikun e orës.

– Ora, – tha ai – ka lindur si nevojë për të fituar më shumë dritë natyrale, për turnin e dytë të punës.

– Imagjino çfarë ndodh me ndryshimin e orës, kur ka tre milionë vjet, që njeriu ka qenë për orën biologjike, – tha ai në përfundim.

Ndërkohë, gati njëlloj si profesor Sazan Guri edhe Bashkimi Europian, ka kohë që e diskuton dhe e kundërshton, shpesh me forcë të madhe, ndryshimin e orës, sidomos kur vjen koha e ndryshimit, por si zakonisht, këtu ka edhe zëra kundër dhe ky është shkaku, që asnjëherë nuk shkohet në një përfundim konkret.

Për dijeni të lexuesit, për herë të parë ndryshimi i orës erdhi gjatë luftës së parë botërore dhe qëllimi kryesor ishte kursimi i energjisë. Një nga partizanët më të flaktë, kundër ndryshimit të orës, në ditët e sotme, ka qenë edhe vetë ish Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Junker, i cili ka qenë një pijedashës i madh dhe për këtë arsye, nuk i konvenonte dhe nuk i bënte aspak mirë ndryshimi i orës dy herë në vit.

Sidoqoftë, ndryshe nga profesor Sazan Guri dhe pjesës më të madhe të BE-së, përfshirë këtu edhe Gjermaninë, ka patur disa vende si Britani, Greqia dhe Portugalia që nuk e kanë dashur ndryshimin e orës.

Nisur nga ky fakt edhe sot, Bashkimi Europian e la ndryshimin ose jo të orës, në dëshirën e çdo vendi anëtar.

Por ndërkohë, ndryshe nga toleranca e Bashkimit Europian, profesor Sazan Guri, vendosi që ai vetë personalisht, sëbashku me akademinë që përfaqëson, të mos e njohin më ndryshimin e orës dhe rrjedhimisht të mos e ndryshojnë atë!

Me këtë rast, lajmërohen të gjithë qytetarët, miqtë dhe kolegët e Sazan Gurit, që kur të dalin për kafe ose të takohen me të, ta llogarisin Sazanin, si njeri që operon me orën e vet dhe të marrin të gjitha masat, kundër çdo keqkuptimi!

PS. Për të qenë më të qartë rreth mendimeve të Sazanit për mosndryshimin e orës, ndiqni videon e mëposhtme, në emisionin Rudina!

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: A do t’i shpëtojë politika amerikane shqiptarët nga korrupsioni barbar, i pjellë nga Enver Hoxha?!

Krahas rritjes së mëtejshme të koronavirusit, me hapa edhe më galopante, po rritet shqetësimi i avokatit Ngjela, për korrupsionin e...

Close