X

Pandemia prek edhe Ronaldinhon, ylli brazilian rezulton pozitiv

Infektimit me Covid-19 nuk i shpëton as Ronaldinho. Ylli brazilian ka kryer tamponin dhe përgjigja ka rezultuar pozitive.

“Jam mirë, nuk kam fare simptoma“, shprehet me anë të një video të postuar në Instagram 40-vjeçari nga Porto Alegre , ish-futbollisti i famshëm i Milanit, Barcelonës dhe PSG.

Mendohet se Ronaldinho është infektuar gjatë një eventi të organizuar në stadiumin “Mineirao”. Ai ka nisur menjëherë karantinën dhe së shpejti do të kryejë testin e radhës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Shënojnë dy vëllezërit Insigne, por feston vetëm Lorenzo i Napolit

Derbin e vëllezërve Insigne e fiton sulmuesi i Napolit. Shënuan të dy, Roberto i Beneventos dhe Lorenzo i napolitanëve, por...

Close