X

Greva në Ballsh, naftëtarët të vendosur: Me Ramën nuk negociojmë për bukën e gojës


Ditën e sotme naftëtaret e Ballshit ndodhen në ditën e njëmbëdhjetë të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të rëndohet.

Gratë shprehen se nuk do të dalin nga greva derisa të marrin pagat e tyre.

“Nuk duam lëmoshë, por duam lekët tona. Për bukën e familjes nuk negociohet. Do ta vazhdojmë grevën. Nuk kemi ku të shkojmë. Duhet të na japin lekët që të ushqejmë fëmijët tonë. Rama thotë negocio për bukën e gojës, kjo është e pamundur.”, janë shprehur naftëtaret.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.

Fillimisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore.

Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses.

Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama iu bën thirrje që të dalin nga greva dhe menjëherë ai do të shkojë tek ata për të biseduar. Kjo thirrje e kryeministrit nuk pranohet nga grevistët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kërkohej nga INTERPOL, arrestohet turku në Morinë, ja për çfarë akuzohet

Një 42 vjeçar banues në Turqi është arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Shtetasi turk u...

Close