X

Franca shënon 52 mijë të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Për herë të parë në Evropë që prej fillimi të pandemisë, Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh me koronavirus në 24 orët e fundit.

52,010 raste pozitive u raportuan nga autoritetet shëndetësore. Kjo është hera e parë që numri i rasteve me Covid-19 në Evropë kalon mbi 50 mijë brenda ditës.

Asambleja kombëtare franceze ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 shkurt. Projektligji u miratua me 71 vota pro dhe 35 kundër dhe pritet që të premten të kalojë në senat

Opozita ngriti zërin në Kuvend duke u shprehur se po cenohen liritë individuale nga zgjatja kaq shumë e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Francë aktualisht nuk lejohet lëvizja nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Bardhi i nxjerr videon Ramës: Këmbana e alarmit po bie çdo ditë! Shëndetësia një nga dështimet më të rënda

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku paraqet fjalimet e Ramës dhe i ballafaqon me...

Close