X

Fiorentina triumfon me Castrovilli-Milenkovic, Udineses s’i mjafton Okaka

Fiorentina lë pas krizën e rezultateve, fiton 3-2 me Udinesen dhe katapultohet në mesin e tabelës së Serisë A. Në fakt, ky sukses në “Artemio Franchi” u vu në dyshim nga skuadra vjollcë në minutat e fundit, me friulanët që tentuan barazimin deri në sekonda te fundit të shtesës, por pa mundur të shënonin golin e tretë.

Fiorentina realizoi dy gola brenda 21 minutave lojë. Fillimisht e zhbllokoi sfidën Castrovilli, për të ardhur më pas te finalizimi i Milenkovicit. Pa u mbyllur pjesa e parë Udinese shkurtoi diferencën me Okakan. Castrovilli gjeti golin e dytë personal në këtë sfidë me fillimin e pjesës së dytë, por ndeshja u hap në minutën e 86-të nga Okaka. Emocione të shumta në minutat e fundit, por nuk pati më gola, me Fiorentinën që festoi suksesin e dytë sezonal.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Historike në Formula 1/ Hamilton thyen rekordin e Schumacher, merr fitoren e 92-të në karrierë

Luis Hamilton ka thyer sot në Portugali rekordin historik të Michael Schumacher duke marrë fitoren e 92-të në karrierën e...

Close