X

Ushtrimet skualifikuan 300 konkurrentë/ 103 kandidatë kalojnë testin fizik për BKH, testi i esesë me shkrim më 26 tetor, në përfundim do përzgjidhen…


Nga 403 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 103 kandidatë kanë arritur që ta kalojnë testin e aftësive fizike, 300 prej tyre janë skualifikuar.

Këta kandidatë do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim me 26.10.2020. Testimi i radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa pas testit të esesë, i pret vetingu dhe makina e së vërtetës.

Nga 103 kandidatë vetëm 60 do të pranohen në BKH. Gara u hap më 8 shtator, ditën kur ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj dhe drejtuesin e SPAKut, Arben Kraja.

Pas këtij takimi, në njoftimin e BKH-së, jepeshin të gjitha detajet e kushteve që duhet të plotësojë kandidati, për të qenë hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe kontaktet e nevojshme.

Sipas BKH-së, kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Sipas njoftimit zyrtar të BKH-së, për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët do të duhet të plotësojnë disa kritere, si dhe të dorëzojnë disa dokumente.

Nevojitet vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral; vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/asaj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër masë disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit; një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH-ja dhe Prokuroria e Posaçme si edhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kandidatit në pozicionin e hetuesit.

Pas kësaj do të kryhen fazat e përzgjedhjes ku aplikantët do t’i nënshtrohen disa testimeve. Ndërkohë, ditën kur kryhej testi me shkrim, drejtoresha e BKHsë, Aida Hajnaj, tregoi se BKH-ja do të jetë gati në janar: “Janë disa faza që duhet të kalojnë deri sa të arrijmë në fazën që të marrim 60 hetuesit dhe mendojmë se deri nga fundi i dhjetorit duhet të jenë të përfunduara të gjitha fazat që duhet të kalojnë. Me parashikime, ne mendojmë dhe duam që në janar të fillojë puna e BKHsë”, u shpreh Hajnaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ndalohet sot qarkullimi në ish-sheshin Shqiponja, shoferëve u kërkohet të përdorin akse të tjera

Prej ditës së sotme do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë. Kjo për shkak të punimeve...

Close