X

Lacio fiton pa Strakoshën, bardhekaltërit rikthehen te fitorja

Lacio është rikthyer te suksesi në mbrëmjen e sotme teksa ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-1, Bolonjën. Bardhekaltërit ishin pa Strakoshën sot mes dy shtyllave me vendin e shqiptarit që e kishte marrë Pepe Reina. Sa i përket sfidës, ajo u zhbllokua në pjesën e dytë, aty ku u realizuan të tre golat.

Ishte Luis Alberto që shënoi në minutën e 54, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi i përhershmi Cciro Imobile.

Bolonja shënoi vetëm ne minutën e 91 me anë të De Silvestri, ndërkohë që në këtë sfidë pati vend edhe për Vedat Muriqin i cili luajti nga minuta e 64. Pas këtij suksesi, Lacio renditet në vendin e 10 me shtatë pikë të grumbulluara.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Debuton Cavani, Manchester United ndan pikët me Chelsea

Manchester United dhe Chelsea ndanë pikët pas një barazimi pa gola në “Old Trafford” në kuadër të javës së gjashtë...

Close