X

Koronavirusi në Shqipëri/ 302 raste me Covid-19 dhe katër viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 302 raste të reja me koronavirus nga 1,329 testime të kryera. Kështu, në total, numri i të infektuarve shkon në 18,858. Brenda ditës, betejën me Covid-19 e humbën katër qytetarë, në total, bilanci i viktimave shkon në 473. Betejën me Covid-19 e ka humbur një 77-vjeçar dhe një 80-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Fier, një 82-vjeçar nga Durrësi.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

196 të prekur në Tiranë,

31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,

8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,

4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,

2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,

1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orë janë shëruar 82 qytetarë.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 302

Të shëruar ne 24 orë 82

Të shtruar në spitale 264

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1329

Testime totale 115710

Raste pozitive 18858

Raste të shëruara 10548

Raste Aktive 7837

Humbje jete 473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3966

Durrës 755

Shkodër 491

Fier 511

Korçë 479

Lezhë 379

Elbasan 344

Vlorë 308

Berat 222

Kukës 190

Dibër 96

Gjirokastër 96

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1079998069122909

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Nuk vendosën maskën, Policia gjobit 690 qytetarë

Policia ka gjobitur 690 qytetarë në 24 orët e fundit me 3 mijë lekë pasi u konstatuan se nuk mbanin...

Close