X

Zyrtare/ PD publikon emrat e kandidatëve që skualifikohen dhe atyre që aprovohen

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve ka përzgjedhur edhe 27 emra nga lista e veçantë kombëtare të kandidatëve për deputetë.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi, tregon edhe listën e veçantë kombëtare që kalojnë sipas Komisionit të Vlerësimit, në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi ku përfshihet edhe emri i Ervin Salianji.

“Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.

B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:

1. AGRON SHEHAJ

2. ALBANA VOKSHI

3. ALDO BUMÇI

4. ALFRED RUSHAJ

5. ARBEN RISTANI

6. BARDH SPAHIA

7. BELIND KËLLIÇI

8. ÇLIRIM GJATA

9. DHURATA ÇUPI

10. ENKELEJD ALIBEAJ

11. ENNO BOZDO

12. ERVIN MINAROLLI

13. FATBARDH KADILLI

14. FLAMUR NOKA

15. FLORJON MIMA

16. GENC POLLO

17. GENT STRAZIMIRI

18. GRIDA DUMA

19. ISUF ÇELA

20. INA ZHUPA

21. IVI KASO

22. JORIDA TABAKU

23. KRESHNIK ÇOLLAKU

24. LUÇIANO BOÇI

25. OERD BYLYKBASHI

26. ORJOLA PAMPURI

27. TOMORR ALIZOTI

2. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

1. ANDON FRROKAJ

2. ARBEN KASHAHU

3. ENDRI HASA

4. ERVIN SALIANJI

5. FATBARDHA KADIU

6. IZMIRA ULQINAKU

7. LINDITA METALIAJ

8. LORENC LUKA

9. LUAN BACI

10. NADIRE MEÇORAPAJ

11. ROMEO GURAKUQI

12. TRITAN SHEHU

13. XHEMAL GJUNKSHI

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
COVID-19/ Luksemburgu forcon masat, vendos kufizime gjatë natës

Luksemburgu ka vendosur të aplikojë një shtetrrethimi midis orës 23:00 dhe 06:00 të mëngjesit, si edhe të kufizojë tubimet në...

Close