X

Vjedhja e dy milionë eurove në Kosovë, PDK: Krim i organizuar brenda Ministrisë së Financave

Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka dënuar atë që e ka konsideruar krim të organizuar brenda Ministrisë së Financave, kur ka folur për transferim e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private. “Ditëve të fundit, qytetarët e Kosovës janë dëshmitar të një prej dështimeve më të mëdha të Qeverisë Hoti, në 20 vjet të jetës së institucioneve të Kosovës. Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit në vetëm pak minuta është krim i madh i organizuar ndërinstitucional”, ka deklaruar ai në një konferencë për media.

Lushtaku, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se dorëheqja e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami është akt i domosdoshëm. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka tendencë të përfshijë PDK-në këtë rast. “Asnjë i dyshuar deri më tani nuk është dhe nuk ka qenë anëtar i PDK-së”, ka thënë ai.

Lushtaku ka thënë se pretendimet e disa mediave në Kosovë se ortaku i tij është i përfshirë në këtë rast janë gënjeshtra. Labinot Gruda, punëtor i Thesarit të Kosovës, është arrestuar më 20 tetor, derisa dy persona të tjerë, pronarë të kompanisë private të cilës i është bërë transferi, gjenden në arrati, shkruan Rel.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami gjatë një raportimi të enjten para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, tha se transferi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik. Gruda, i dyshuar për transaksionin e paligjshëm mbi 2 milionë euro, ka deklaruar në gjykatë se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se pretendimet për këtë shumë parash “nuk kanë të bëjnë aspak” me të.

“Unë gjithmonë i kam përmbushur detyrimet e mija sipas përshkrimit të vendit të punës dhe asnjëherë nuk i kam tejkaluar ato”, ka thënë ai.

Sipas deklaratës së prokurorit të rastit, Labinot Gruda më 9 tetor mes orës 12:11 dhe 12:19 nga zyra e tij në Thesarin e Kosovës, “duke krijuar user-a (llogari) të ndryshëm si user-a të punëtorëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të njëjtat i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme, ka realizuar katër transaksione në vlerë prej 2,077,995 në llogarinë bankare të kompanisë ‘LDA Group’ Sh.p.k… veprime të cilat i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Kokainë nga Hollanda në Italinë e Veriut, përfundon gjykimi për trafikantët shqiptarë. Ja sa vite burg u dënuan

Kokainë nga Hollanda në Italinë e Veriut, përfundon gjykimi për trafikantët shqiptarë. Dënimi më i lartë i dhënë ishte13 vjet...

Close