X

U la jashtë listës së kandidatëve të PD, reagon Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas lënies jashtë listave të kandidatëve të PD për zgjedhjet e ardhshme. Në një postim në Facebook ai thotë se ka sakrifikuar dhe është investuar fort për betejën opozitare, por nuk bën ndonjë kritikë për procesin.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetarëve.

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues. #ditëmëtëmira” – shkruan Salianji.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kreu i OBSH jep alarmin: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë

Hemisfera veriore po përballet me një moment kritik për shkak të pandemisë COVID-19. Alarmi është dhënë nga drejtori i përgjithshëm...

Close