X

Sot trembëdhjetë raste të reja me koronavirus në Elbasan


Në Elbasan ditë e sotme janë konfirmuar trembëdhjetë raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme raportoi tetë persona të infektuar me COVID-19.

Ndërsa bëri me dije se nga 1405 testime pozitivë kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë.

Po ashtu sipas Ministrisë që prej fillimit të epidemisë, në vend janë shëruar 10395 pacientë.

Kujtojmë që 21-vjeçari nga Elbasani Ledian Ceka humbi jetën nga COVID-19, duke u bërë viktima me moshën më të re nga virusi.

21-vjeçari i infektuar me koronavirus, vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese dhe kurohej në shtëpi.

Ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Ceka u shtrua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe humbi betejën me koronavirusin./Abc News

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Pompeo dhe Sassoli të ftuar specialë në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit

Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, do të organizojë më 28...

Close