X

“Shpërthimi” i rasteve me Covid-19, Greqia zgjohet nesër me orë policore! Rajonet e kufizuara

Nga dita e nesërme në Greqi do të nisin kufizimet të vendosur nga qeveria pas shtimit të rasteve me Covid-19. Në shtetin fqinj prej të shtunës do të vendoset ora policore, sipas të cilës do të bëhet ndalimi i lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 e darkës deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus, shkruan abcnews.al.

Masat e reja të përdorimit të maskës dhe orës policore natën janë vendosur për banorët e Atikës, Selanikut, Achaia, Zakynthos, Heraklion-it, Kretës, Thiras, Janinës, Karditsas, Kea-Kythnos, Lesvos, Mykonos, Pellas, Samos, Trikalas, Beotias, Larisas dhe Serres (Shiko këtu hartën). Punonjësit e disa sektorëve që do të jenë të lirë të lëvizin do të duhet të jenë të pajisur me një dokument identitetit dhe vërtetim nga punëdhënësi:

-Punonjësit në media do lëvizin si në periudhën e bllokimit, me kartë identiteti dhe vërtetim nga kompania që do të rinovohet çdo 14 ditë.

-Punonjësit e sektorit privat do të lëvizin me një autorizim marktingu nga punëdhënësi i cili plotësohet në ERGANI dhe do të jetë i pajisur me një numër protokolli.

-Personat e tjerë që kanë nevojë të udhëtojnë për qëllime biznesi si sipërmarrësit, të vetëpunësuarit duhet të plotësojë dokumentin.

-Nëpunësit civilë do të lejohen të lëvizin vetëm për një rast të jashtëzakonshmë duke paraqitur një kartë identiteti ose pasaportë dhe një vërtetim për lëvizje pas aplikimit më portalin qeveritar.

-Në raste të jashtëzakonshme, në rast se dikush duhet të shkojë në farmaci gjatë natës do të kontaktojë me kontrollorët dhe ata do të bëjnë përjashtime për raste të tilla.

Përdorimi i maskës është i detyrueshëm kudo në zonat e përcaktuara si të nivelit 3 dhe 4 me përjashtim të rasteve të ushtrimeve individuale. Nga përdorimi i maskës përjashtohen edhe ata që lëvizin të vetëm me makinën e tyre. Maska do të jetë e detyrueshme edhe gjatë pushimit në shkollë ndërsa ora e edukimit fizik do të përjashtohet.

Greqia ka hasur një shtim të rasteve të reja me Covid-19 përgjatë ditëve të fundit, veçanërisht në grupmoshën 19 deri në 40-vjeç, e cila ka pasur një dyfishim të infeksioneve përgjatë javës së kaluar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
U la jashtë listës së kandidatëve të PD, reagon Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas lënies jashtë listave të kandidatëve të PD për zgjedhjet e ardhshme....

Close