X

Rekord i ri infektimesh në Francë, mbi 42 mijë në 24 orët e fundit

Franca arriti sot një rekord të ri infektimesh, ku situata e pandemisë nuk duket se po ngadalësohet, me 42.032 raste të reja, sipas të dhënave të bëra publike nga qeveria, në krahasim me 41.622 të regjistruar dje me virusin Covid-19.

Tampone të bëra janë rreth 232.000. Numri i pacientëve që kanë humbur jetën në 24 orë është 184. Numri i përgjithshëm deri tani i viktimave ka arritur në 34.508, që nga fillimi i pandemisë.

Në rritje është edhe numri i të shtruarve në reaminacion, 300 më shumë se dje, në një total prej 2441 të sëmurë me Coid-19.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot-gjatë një vizite në spitalin e Pontoise, në veri të Parisit-që ne do të shpëtojmë nga virusi vetëm nëse kemi fat, por kemi parë që deri tani fati nuk ka ardhur, për imunitet kolektiv ose nëse do të kemi vaksinën efikase’. Por në çdo rast, ka nënvizur Macron për gazetarët që i bënin pyetje për pandeminë, ’virusi do të jetë më ne deri në verë’.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
U aksidentua me makinën e tij “Benz”, ndërron jetë kirurgu i spitalit të Lezhës (Emri)

Një aksident automobilistik ka ndodhur në super-stradën që lidh Lezhën me Shkodrën. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Pusi i...

Close