X

Premier League/ Leeds i shkakton humbjen e parë sezonale Aston Villës

Pas një nisjeje sezoni të magjishme, me katër fitore në po kaq ndeshje dhe për me tepër njërën me rezultatin 7-2 ndaj Liverpoolit kampion në fuqi, Aston Villa ka pësuar humbjen e parë në kampionat, pasi u mposht në shtëpi nga Leeds United.

U desh një “i çmendur” si Bielsa dhe Leeds-i i tij që të dominonin dhe te triumfonin me rezultatin e pastër 0-3 në “Villa Park”, për të kthyer vendasit me këmbë në tokë dhe për t’u kujtuar se misioni i vërtetë këtë sezon do të jetë mbijetesa.

Leeds vinte pas humbjes minimale 0-1 në shtëpi përballë Wolves dhe ishte në kërkim të fitores që mungonte që prej 27 shtatorit, ndaj që në fillim u shfaq kërkues dhe mori kontrollin e lojës.

Megjithatë mbrojtja e Aston Villës kishte pësuar vetëm dy gola ndaj Liverpoolit, në 4 ndeshjet e para dhe edhe në pjesën e parë ndaj Leeds-it konfirmoi se është në formë të mirë, duke mbajtur larg rrezikun.

Por në pjesën e dytë ishte sulmuesi 27-vjeçar anglez Patrick Bamford që gjeti “thembrën e Akilit” të mbrojtjes vendase dhe shënoi tre herë brenda 19 minutash, duke vulosur suksesin e skuadrës së Bielsës në këtë transfertë.

Pas kësaj mbrëmjeje, Aston Villa mbetet në vendin e dytë me 12 pikë dhe Leeds United ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli kampion, ndërsa sulmuesi Bamford shkon në kuotën e 6 golave sezonalë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Gola dhe spektakël, Torinos “i rrëshqet nga duart” fitorja ndaj Sassuolos

Pandemia ka ndryshuar jo pak kampionatin italian, që këtë sezon po prodhon ndeshje spektakolare e me gola të shumtë, ndërsa...

Close