X

OKB: Armëpushimi në Libi, marrëveshje historike!

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten arritjen e një armëpushimi të përhershëm në Libi, shtetin në Afrikën e Veriut të shkatërruar nga lufta.

Marrëveshja, e cila është konsideruar historike nga OKB, vjen pas një javë bisedimesh të udhëhequra nga e dërguara e Kombeve të Bashkuara për Libinë, Stephanie Turco Williams.

Detaje të tjera nuk janë bërë ende me dije por të palët po merrnin pjesë në një ceremoni nënshkrimi në Gjenevë të premten në mëngjes.

Libia është e ndarë midis një qeverie të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në kryeqytetin e saj Tripoli dhe autoriteteve rivale me qendër në lindje.

Të dy palët mbështeten nga një sërë milicish lokale, si dhe fuqive rajonale dhe të huaja.

Vendi u zhyt në kaos pas kryengritjes së mbështetur nga NATO-ja në 2011 që rrëzoi dhe vrau diktatorin e vjetër Moammar Gadhafi.

“Rruga për një marrëveshje të përhershme armëpushimi ishte shpesh e gjatë dhe e vështirë,” tha Williams, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA, në arabisht në ceremoninë e nënshkrimit.

“Para nesh është shumë punë në ditët dhe javët e ardhshme në mënyrë që të zbatojmë angazhimet e marrëveshjes,” tha ajo.

“Është thelbësore të vazhdohet puna sa më shpejt në mënyrë që të lehtësohen shumë probleme për shkak të këtij konflikti me të cilin përballet populli libian.”

“Ne duhet t’u japim njerëzve shpresë për një të ardhme më të mirë”, shtoi Williams.

Ajo tha se shpreson se marrëveshja do të ketë sukses për tu dhënë fund vuajtjeve të libianëve dhetë lejojë kthimin në shtëpi të atyre që janë zhvendosur.

Ali Abushahma, kreu i delegacionit dhe një komandant në terren për administratën e mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli, tha:

“Ne kemi pasur mjaft vuajtje, mjaft gjakderdhje. Shpresojmë se do t’i ndryshojmë vuajtjet në të gjitha territoret e Libisë, veçanërisht në jug.”

“Unë i bëj thirrje të gjithë Libisë: Bëhuni me një dorë,” tha ai, duke paralajmëruar rreth polarizimit nga fraksionet.

Takimet këtë javë shënojnë raundin e katërt të bisedimeve që përfshijnë Komisionin e Përbashkët Ushtarak nën vëzhgimin e Williams.

Bisedimet ushtarake me bazë në Gjenevë vijnë përpara një forumi politik në Tunizi në nëntor, i cili synon të “gjenerojë konsensus mbi një kornizë të unifikuar qeverisjeje dhe rregullime që do të çojnë në mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Atentati i dështuar ndaj biznesmenit në Tiranë, Gjykata jep vendimin për katër të arrestuarit

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për katër personat e arrestuar për...

Close