X

“Rama nuk u konsultua me mua për çështjen e detit në Hagë”, Meta: Pas 25 prillit Shqipëria do të futet në epokë të re


Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi nga Korça së do të jetë me qytetarët, ndërsa i bëri apel Parlamentit aktual të reflektojë.

Kreu i shtetit theksoi se arsyet se përse dekreti u kthye në Kuvend ishte fakti që të kthehej në shina marrëveshja e “5 qershorit”.

“Thirrja e tyre drejtuar presidentit për ta kthyer përsëri në Kuvend këtë akt.

Me qëllim rikthimin e aktit në shinat e 5 qershorit, kjo ishte një arsye kryesore për t’i dhënë mundësi tjetër maxhorancë që të reflektojë, të respektojë këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, përndryshe padyshim që do të mbajë një përgjegjësi kritike.

Jo vetëm për këtë precedent të rrezikshëm në tre dekada në mënyrë të njëanshme dhe për vonesën pa fund të procesit të çeljes së negociatave. Populli shqiptar kërkon ti jepet fund kësaj krize. Kuvendi i Shqipërisë kurrë në historinë e vendit nuk ka qenë në këtë gjendje.

Populli kërkon paqe integrim evropian dhe këto nuk arrihen pa pasur një reflektim nga Parlamenti aktual. Vendimi i njëanshëm që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë .Unë shpresoj që ata të reflektojnë dhe përsëris që presidenti është me qytetarët.

Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje midis forcave të ndryshme politike, padyshim që ka vetëm një votë që do ta hedhë atë në mënyrë të fshehtë, në 25 prill.

Në rast se do të ketë këmbëngulje për të dëmtuar zgjedhjet, sigurisht që presidenti do të jetë me të gjithë popullin që shqiptar”, tha Meta.

Pyetje: I keni dhënë shtetësi shqiptare një personi që ka kryer 5 vrasje?

Meta: Përse merreni me shpifjet e “Rilindjes”. Këta vetëm këtë punë kanë vetëm, propagandë. Të më tregojnë kë kam takuar. Ju e dini si i përgjigjet populli Asamblesë , me top. O zotëri më thuaj kur e kam takuar, kë kam takuar. Nëse kam takuar një njeri të botës së krimit, unë jap dorëheqjen. Jua ka thënë ai kë kam takuar. Doni t’jua them unë…Jo të gjitha thuhen…

Pyetje: A është konsultuar Rama para se të merrte vendimin për të çuar çështjen e detit në Hagë?

Meta: Nuk është konsultuar me mua.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Sot trembëdhjetë raste të reja me koronavirus në Elbasan

Në Elbasan ditë e sotme janë konfirmuar trembëdhjetë raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme raportoi...

Close