X

Infektohet me koronavirus ambasadorja shqiptare në SHBA, Faber: Si e mora virusin


Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë diplomatja në një postim në rrjetet sociale.

Ajo thotë se është testuar pozitivisht në Uashington sapo është kthyer nga Shqipëria.

“Të dashur miq, Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte POZITIV”, shkruan Faber.

Njoftimin e bëri, pasi thotë se ka takuar shumë miq dhe të afërm në Shqipëri. Ndërsa shkruan se kur u testua në Shqipëria rezultoi negative.

“Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një. Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë.

Në çdo ambient apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm”, thotë ambasadorja.
Ndërsa një këshillë e kishte për të gjithë:

“Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju!”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Makina u përplas me shtyllën e ndriçimit, humb jetën 30 vjeçari në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Durrës, ku për pasojë një 30-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth...

Close