X

“Frymëmarrje” për Konten, një futbollist i Interit fiton betejën me COVID-in


Pas Bastonit dhe Naingolan, një tjetër futbollist i Interit ka fituar betejën me Koronavirusin. Bëhet fjalë për anglezin Eshli Jang. Në tamponin e kryer së fundmi, anësori 35-vjeçar, ka rezultuar negativ, teksa do të lerë karantinën, për t’u bashkuar me skuadrën e tij në stërvitje.

Një rikthim i rëndësishëm për ziklatërit, të cilët së fundmi kanë vuajtur mungesën e rezultateve pozitive, duke mos triumfuar në 3 ndeshjet e fundit. Te Interi numri i të infektuarve momentalisht është katër, Radu, Galjardini, Shkrinjar dhe Hakimi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Transferimi i vështirë, biseda me nënën dhe sa elozhe: Vitesse zbërthen Brojën

Armando Broja është i 29-ti që ka kaluar nga Chelsea te Vitesse. Sulmuesi nga Malësia ka gjithçka për t’u bërë...

Close