X

Dyshimet për pasurinë/ KPA e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren e Apelit, Irena Brahimi

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte konfirmuar në detyrë gjyqtaren në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Irena Brahimi.

Vlerësimi i Komisionerit Publik

Në një deklaratë zyrtare, Komisioneri Publik, thekson se pasi ka shqyrtuar vendimin e KPK-sC, vlerëson se përfundimet e arritura nga Komisioni për konfirmimin në detyrë të znj. Brahimi, nuk bazohen në një hetim të gjithanshëm, të plotë dhe shterues për subjektin e rivlerësimit dhe personat e lidhur me të.

“Komisioneri Publik, duke çmuar se ky vendim, objekt ankimi, shfaq mangësi në hetimin administrativ, konstaton se çështjet e konstatuara, në vlerësim të akteve të administruara përbëjnë shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit. Në këto kushte, Komisioneri Publik e vlerëson të nevojshme që brenda juridiksionit rivlerësues/kontrollues të Kolegjit, ky i fundit, në shqyrtim të këtij ankimi, të riçelë hetimin gjyqësor, pasi rezulton se hetimi i Komisionit nuk ka qenë shterues në drejtim të identifikimit të burimeve të ligjshme të krijimit të të ardhurave të ligjshme, që kanë shërbyer për krijimin e pasurive mbi të cilat ushtron të drejta subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të.

Komisioneri Publik vlerëson të nevojshme rishikimin e analizës financiare të subjektit të rivlerësimit dhe të personave të lidhur me të, për periudhën e deklarimit.

Për sa kohë, eventualisht, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit realizohet pasi është analizuar secili nga kriteret përkatëse, por edhe në një vlerësim të përgjithshëm të procedurave, Kolegji do të mund ta ushtrojë juridiksionin e tij rivlerësues/kontrollues për të tria kriteret e rivlerësimit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
169 raste të reja me koronavirus dhe dy viktima në 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid, 169 person a dhe dy të tjerë...

Close