X

DEBATI/ Elisa Spiropali përplaset me Artan Hoxhën për mediat, analisti: Qenkeni mazokiste!

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, është përplasur me analistin Artan Hoxha, lidhur me lirinë e mediave. Të dy të ftuar në emisionin “Java në RTSH”, kanë folur lidhur me tendencën e mediave kryesore në vend, për të sulmuar ose për të mbajtur “anën” e qeverisë në pushtet. Spiropali ka mohuar qeveria se, është favorizuar nga mediat, ndërsa analisti pretendon të kundërtën.

PJESË NGA DEBATI:

Elisa Spiropali: Mediat dihet që e shijojnë kur dalin kundër qeverisë. Ne na shijon t’i kemi përballë. Të gjithë! Luli, Monika, Nardi, etj.

Artan Hoxha: Qenkeni mazokiste.

Elisa Spiropali: Më thuaj, cilat janë këto media që mbrojnë Edi Ramën?

Artan Hoxha: Mediat kryesore janë pro qeverisë. Nuk thuhet hapur, por vihet re në trajtimin e ngjarjeve.

Elisa Spiropali: Këtë e paskeni vënë re vetëm ju. Nuk janë si ato që thoshin që i ka vrarë opozita ata në 21 janar.

Artan Hoxha: Ishin komente ato.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Haradinaj kërkon postin e presidentit me çdo kusht: Në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpreson në një marrëveshje për postin e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje....

Close