X

Shërbimet sekrete ruse nxjerrin shifrat e të vdekurve nga lufta në Nagorno Karabakh

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nxjerrë shifrat e të vdekurve nga konflikti i përgjakshëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Putin tha në një konferencë në Valdai se nga informacionet që kishin, përllogaritet që të vdekurit të jenë rreth 5 mijë tek të dyja palët.

Presidenti rus theksoi se kjo është një tragjedi dhe se përgjatë 10 viteve të pushtimit të Afganistanit nga ish-Bashkimi Sovjetik u vranë 13 mijë ushtarë gjithsej.

Ai i dha përgjigje edhe pyetjes nëse do të ndërhynte Rusia në këtë luftë duke thënë se si Armenia, ashtu edhe Azerbajxhani ishin aleatë të tyre dhe se në fakt, kjo luftë duhej të merrte fund.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
SHBA: Jemi të përkushtuar për të siguruar suksesin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ambasada Amerikane në Serbi ka deklaruar ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar për të...

Close