X

Reforma zgjedhore/ Yuri Kim: Nuk shoh që “5 qershori” të jetë shkelur

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, i ka qëndruar deklaratës së saj se me ndryshimet e njëanshme të miratuara nga mazhoranca në Kodin Zgjedhor nuk u shkel marrëveshja e 5 qershorit.

“Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Nëse më pyet mua… Edhe opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit” – tha Kim në një intervistë për “Opinion”.

E pyetur se për herë të parë ndryshimet në Kod u miratuan pa konsensus, ajo e quajtu zhgënjyese duke nënvizuar largimin e opozitrës nga parlamenti.

“Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk u arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar” – tha Kim.

Por a ishte “5 qershori” produkt i presionit nga komuniteti ndërkombëtar apo vullnetit të partive politike shqiptare?

“E dini, Shqipëria është një vend sovran dhe politikanët këtu janë shumë të aftë. Mendoj se iu duhej një mik për t’i ndihmuar të arrinin konsensusin. Unë kam qenë në diplomaci për një kohë të gjatë dhe jam ulur në tryeza negociatash shumë herë dhe mund t’ju them që në këtë situatë, donin të arrinin një marrëveshje dhe ishin të lumtur të kishin ndihmën e miqve të tyre.

Mendoj se është me rëndësi për udhëheqësit që t’i qëndrojnë fjalës së tyre. Kështu, të gjitha partitë kishin rënë dakord të arrinin një marrëveshje deri më 31 mars, apo jo? Kaloi ca kohë për shkak të Covid, por kur u zgjat shumë, mendoj se u bë e qartë që iu duhej pak ndihmë dhe isha e lumtur ta ofroja atë” – tha Kim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ligji i parë që do të miratojë/ Basha: Do t’u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për "Ilva Now" në Euronews Albania se, PD-ja ka gati ligjin antimafia me...

Close