X

Pastorello: Lukaku sulmues modern, transferimi te Interi ishte zgjidhja e duhur

Sezonin e kaluar Romelu Lukaku shënoi plot 34 gola me fanellën e Interit, por nuk arriti të fitojë asnjë trofe me zikaltrit, ndërsa këtë vit sulmuesi belg e ka nisur sërish me ritëm të lartë e gola të shumtë të shënuar.

Në pesë sfidat e para zyrtare mes kampionatit e Champions-it, belgu 27-vjeçar ka shënuar gjashtë gola dhe ka futur emrin në listën e golshënuesve në çdo ndeshje, ndërsa vijon të mbetet një pikë referime për sulmin zikaltër.

Menaxheri i tij, Federico Pastorello nuk i kurseu lëvdatat për belgun, teksa në një intervistë të dhënë për “Sky Sport UK” theksoi se vendimi për ta transferuar te Interi, ishte më i miri i marrë nga palët.

“Transferimi i Lukakut në Itali, te Interi, ishte vendimi i duhur. Zikaltrit janë si një familje dhe tifozët e Interit janë të çmendur pas Lukakut. Romelu është një sulmues modern dhe shumë i ndjeshëm, ndaj nëse tregohet besim ndaj tij, ta shpërblen gjithmonë duke dhënë maksimumin në fushë. Nuk jam aspak i habitur nga forma e tij dhe golat, pas ia njoh cilësitë dhe mund të them që momentalisht është sulmuesi më i mirë në treg”, tha Pastorello.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Europa League/ Kumbulla debuton në Europë dhe i jep fitoren Romës, Napoli zhgënjen ndaj AZ-së

Marash Kumbulla ka debutuar mbrëmjen e sotme në Europa League, pasi e ka nisur si titullar përballjen mes Young Boys...

Close